Telegrafi

Përplaset qëllimisht për veturën në lëvizje, largohet i turpëruar kur e sheh kamerën (Video)

Çiklisti i paemëruar është përplasur qëllimisht për një veturë në lëvizje, në mënyrë që të përfitojë materialisht nga kompania e sigurimeve.

Mashtruesi që doli para makinës Citroen C4 të cilën po e ngiste Paul Welland, nëpër një rrugë në West Midlands, ka rënë për toke si pasojë e ‘goditjes’, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shtirej se nuk ndjehet mirë dhe ka dhimbje, nisi të largohej i turpëruar, kur pa kamerën e vendosur në pjesën e përparme, që po filmonte gjithçka.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa qëndron në skaj të rrugës dhe shfrytëzon momentin e duhur që të hidhet, kur vetura ulë paksa shpejtësinë.

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të mashtruesit, të cilit sikur t’i shkonte plani si duhet, do të përfitonte së paku tremijë euro. /Telegrafi/