Një 18-vjeçar është duke u shëruar në spital, pasi i mbijetoi aksidentit të tmerrshëm kur me veturë u përplas drejtpërdrejt me një kamion gjigant, duke bërë kështu që vetura e tij të shpërthej menjëherë.
Samuel Lachance duket se në një moment humb kontrollin mbi timonin dhe lëviz në kahjen e kundërt nga ku po vinte një kamion gjigant, i cili e godet dhe nga presioni i madh vetura shpërthen menjëherë, transmeton Telegrafi.
Me të dalë në vendin e ngjarjes ekipet e autoambulancave e kishin dërguar me urgjencë në spitalin e Massachusetts-it, kurse shoferi i kamionit raportohet se ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.
Marc Crames dhe biri i tij John që ishin në veturën e tretë gjithashtu janë përfshirë në aksident, ku Lachance kishte pësuar djegie të rënda.
Megjithatë, Crames dhe djali i tij kanë shpëtuar pa lëndime, por kamera e vendosur në veturë ka filmuar momentin kur vetura e Lachance përplaset me kamionin. /Telegrafi/