Site icon Telegrafi

Përplaset autobusi në Poloni, vdesin 6 persona

Gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën në një aksident që përfshinte një autobus ukrainas në Poloninë juglindore, thanë shërbimet lokale të shpëtimit mjekësor.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP njoftoi se autobusi kishte 57 persona dhe gjatë natës kishte rënë në një hendek, raporton Reuters.

Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, ndërsa zëdhënësi i shërbimeve lokale konfirmoi se autobusi po udhëtonte për në Ukrainë.

“Pasagjerët ishin duke fjetur kur ndodhi aksidenti, shumica nuk ishin të lidhur me rripa sigurie, kështu që u plagosën rëndë. Ata ishin kryesisht të rinj që po ktheheshin në shtëpi,” tha zëdhënësi duke shtuar se në bord nuk kishte fëmijë.

Ai tha se autobusi kishte goditur një pengesë të trafikut dhe kishte përfunduar në hendek.

Exit mobile version