Telegrafi

​Përplasen tri automjete, pesë të lënduar në Harilaq

Foto: Arkiv

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut sot në Harilaq, në rrugën e Aeroportit të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14.30 dhe se aty ishin të përfshirë tri vetura.

“Pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ai, duke shtuar se policia është duke u marrë me rastin.