Shtatë motoçiklistë gjetën vdekjen dhe tre të tjerë u plagosën kur u përplasën me një kamion që po shkonte në drejtim të kundërt në New Hampshire, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet morën një telefonatë rreth orës 6:30 të mëngjesit të premten në lidhje me një aksident në Route 2 në Randolph, New Hampshire, SHBA.
Kamioni, një Dodge 2500 i vitit 2016, po udhëtonte në perëndim në Route 2 ndërsa motoçiklistët po udhëtonin në lindje, tha policia.
Si pasojë, shtatë vetë vdiqën në vendngjarje dhe tre të tjerë u dërguan në spitale. Policia nuk ka mundur të jep informacione për gjendjen e të lënduarve apo identitetin e viktimave.
Autoritetet janë duke bërë hetimet rreth ngjarjes dhe rruga ishte mbyllur për një kohë. /Telegrafi/