Telegrafi

‘Përplasen’ Haradinaj dhe Haliti: A je në gjumë? Haliti, kryeministrit: Këqyri punët tua (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë të parat në rend dite.

Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Këqyri punët tua”.

“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, iu drejtua Haliti, kryeministrit.