Telegrafi

Përplasen dy vetura në Fier, vdes polici

Një 58-vjeçar, efektiv i Policisë së Patosit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës pas një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, kur makina që 58-vjeçari me iniciale A.S. drejtonte, tip “Opel” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./A2 CNN