Mbrëmë në ora 21.45 në rrugën lokale në fshatin Tearcë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis biçikletës të drejtuar nga A.V. (31) nga fshati Tearcë, biçikletës të drejtuar nga R.M. (20) nga i njëjti fshat dhe këmbësori M.B. (29) po ashtu nga Tearca, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në aksident këmbësori M.B. ka marrë lëndime trupore, ndërsa çiklisti A.V. ka marrë lëndime të rënda trupore. Të dy janë bartur në Spitalin klinik të Tetovës ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Pas ndihmës së dhënë çiklisti A.V. është transferuar si rast urgjent në Qendrën spitalore në Shkup, ndërsa këmbësori M.B. është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Kontroll dhe hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovës./Telegrafi/