Dy aeroplanë janë përplasur në aeroportin rus në Surgut. Bëhet fjalë për modelin ATR-72 që ishte në pistë por që kishte të ndezur motorët.
Ai në një moment filloi të lëviz nëpër aeroport, dhe për arsye të panjohura është përplasur me një aeroplan tjetër Jak-40, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se dy aeroplanët kanë pësuar dëme mekanike, por në momentin e përplasjes për fat të mirë nuk ka pasur pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit.
Kështu nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa policia është duke hetuar incidentin e pazakontë që ka ndodhur në Rusi. /Telegrafi/