Telegrafi

Përplasen drejtpërdrejt me një furgon, familja treanëtarëshe nga Skocia shpëton pa asnjë lëndim (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i një furgoni humb kontrollin mbi timonin, dhe përplaset drejtpërdrejt me një veturë tjetër që vinte nga kahja e kundërt brenda të cilës ishte edhe një vajzë 3-vjeçe duke fjetur në ulëset e pasme.

Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në Newmiln në Skoci, kur Grand Donaldson që ishte në veturë me partneren Louise Thomson dhe vajzën e tyre 3-vjeqe Sophie po ktheheshin në shtëpi, kur një furgon që po lëvizte me shpejtësi të madhe i goditi, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë po cilësohet si një mrekulli është fakti që edhe përkundër përplasjes së fuqishme, asnjëri nga familja treanëtarëshe nuk është lënduar.

Ndërkaq Donaldson që kishte të vendosur kamerë brenda veturës, ka publikuar videon në internet me qëllim që të paralajmëroj të tjerët për rreziqet gjatë vozitjes në rrugën e mbuluar me akull.

Në video dëgjohet se si vogëlushja fillon të bërtas e frikësuar nga ajo çfarë kishte ndodhur, derisa prindërit bëjnë të pamundurën për ta kapur nga frika se mund të jetë lënduar. /Telegrafi/