Sikur të mos mjaftonte frika që përjetoi gjatë aksidentit të trafikut, pasagjeri i pa fat mbeti edhe me një dhimbje të madhe në kokë.
Pasi goditi një veturë derisa provonte ta tejkalonte në një rrugë në Londër, shoferi ka bërë edhe një veprim të ngutshëm, transmeton Telegrafi.
Teksa dilte nga vetura që të shikojë dëmet që ka shkaktuar, ai e ka përplasur derën pa kontroll, duke e goditur kokën e mikut të tij që po dilte përjashta.
Dëmet që janë shkaktuar nga aksidenti duken të vogla, por jo edhe goditja që ka marrë viktima nga dera. /Telegrafi/