Telegrafi

Përpiqej të dukej i pafajshëm edhe pse shkaktoi rrëmujë në dhomën e ndejës (Video)

Këlyshi provoi të dukej i pafajshëm para pronares, megjithëse kishte shqyer jastëkë dhe mbulesa.

Sikur qentë tjerë që kanë nga një vjet edhe Lincoln, i cili jeton në një banesë në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, ka dëshirë të shqyejë gazeta dhe të dëmtojë pilotin e televizionit, transmeton Telegrafi.

Por, kur pronarja tij Elysa Lugo shkoi në banesë, mbeti e habitur me atë çfarë pa.

“Eja këtu, më trego kush i ka bërë këto”, ka thënë Lugo, ndërsa nuk mund të fshihte buzëqeshjen.

Megjithëse përpiqej të tregohej i pafajshëm, Lincoln shikonte edhe më tutje në enën me biskota. Të cilat duket se për një kohë të caktuar, nuk do t’i shijojë. /Telegrafi/