Këlyshi provoi të dukej i pafajshëm para pronares, megjithëse kishte shqyer jastëkë dhe mbulesa.
Sikur qentë tjerë që kanë nga një vjet edhe Lincoln, i cili jeton në një banesë në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, ka dëshirë të shqyejë gazeta dhe të dëmtojë pilotin e televizionit, transmeton Telegrafi.
Por, kur pronarja tij Elysa Lugo shkoi në banesë, mbeti e habitur me atë çfarë pa.
“Eja këtu, më trego kush i ka bërë këto”, ka thënë Lugo, ndërsa nuk mund të fshihte buzëqeshjen.
Megjithëse përpiqej të tregohej i pafajshëm, Lincoln shikonte edhe më tutje në enën me biskota. Të cilat duket se për një kohë të caktuar, nuk do t’i shijojë. /Telegrafi/
https://youtu.be/DsA5X5_00Cg