Site icon Telegrafi

Përparim Rama uron LVV-në për fitoren në zgjedhje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke shpresuar për një formim të shpejtë të qeverisë dhe një angazhim të fuqishëm për kryeqytetin.

“Urime partisë fituese. Shpresojmë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse”, ka shkruar Rama.

“Prishtina nuk është vetëm një qendër urbane, por zemra e funksionimit të shtetit, motori i zhvillimit ekonomik dhe imazhi ynë në botë. Rrjedhimisht, kërkon një program të qartë qeverisës dhe investime strategjike për ta kthyer në një model të zhvillimit modern e europian,” deklaroi Rama.

Ai gjithashtu përgëzoi partitë opozitare për një fushatë të qetë dhe demokratike, duke theksuar rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut në promovimin e një debati politik mbi ide dhe vizion konkret.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë zëri i progresit dhe zhvillimit, dhe ne do të jemi të hapur për bashkëpunim që Prishtina të marrë vendin që i takon në hartën e zhvillimit kombëtar,” përfundoi ai.

Exit mobile version