Telegrafi

Përparim Rama publikon fotografi përkrah Dukagjin Lipës: A jeni gati për Sunny Hill Festival?

Foto: Screenshot/Facebook

Ngjarja më e madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival, do të nisë brenda pak ditësh.

Koncerti, i cili do të mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik, këtë vit zë vend në një tjetër lokacion – Bernicë.

Tashmë duket se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij festivali që ka bërë jehonë edhe në botë.

Ka qenë së fundmi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar një fotografi përkrah babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipës.

Dukagjini në ndërkohë është organizatori i këtij festivali, ku e solli në Prishtinë në vitin 2018.

Edhe sivjet ka sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës përfshirë: Bebe Rexhën, Stormzy, DJ Snake, Burna Boy etj.

Por, nuk duhet lënë anash as yjet e muzikës vendore, të cilët do të ndajnë skenën me ta. /Telegrafi/