Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur ditën e sotme (e hënë) në takim organizatorët e “Sunny Hill”.
Në mesin e tyre i pranishëm ishte edhe babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Dukagjin Lipa, si themelues dhe drejtor i festivalit.
Ai tregon se së bashku kanë për qëllim që kryeqytetin ta kthejnë në qytet me karakter unik në botë.
“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm”, u shpreh Rama.
“Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, vazhdoi më tej kryetari.
Për herë të fundit kur u organizua “Sunny Hill” ishte viti 2019, në të cilin kishte performues edhe nga tregu muzikor ndërkombëtar.
Festivali u anulua prej dy vitesh për shkak të situatës së krijuar me coronavirus. /Telegrafi/