Përparim Osmani është transferimi më i ri i skuadrës së Drenicës për sezonin 2019/2020.
Mbrojtësi i krahut ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri, i cili në sezonin që lamë pas përfundoi në vend të shtatë në tabelë duke e siguruar qëndrimin në elitë.
Në të kaluarën, Osmani ka luajtur për ish-skuadrat kampione, si Drita dhe Prishtina, por edhe te Besa e Pejës.
“Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezantimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani”.
“Ky i fundit ka firmosur kontratë njëvjeçare me klubin. Ish anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta ‘djersitë’ fanellën kuq e zi”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/