Telegrafi

Përparim Islami vazhdon me Feronikelin

(Foto: feronikelifc.com)

Përparim Islami është lojtari më i ri i Feronikelit, në fakt mbrojtësi i djathtë vetëm se ka vazhduar me klubin duke arritur akord për të veshur fanellën gjelbër e badhë – thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të klubit.

“Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë viteve të kaluara, ku në ndeshjen ndaj Ballkanit u lëndua duke këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të këmbës së majtë”.

“Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi”.

Lexo po ashtu Përparim Islami operohet me sukses

“Kontrata e re dëshmon që klubi nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit”, thuhet më tej në njoftim.

(Foto: feronikelifc.com)