Telegrafi

Përparim Islami kthehet te Feronikeli, do të vazhdojë përgatitjen me një program të veçantë

(Foto: KF Feronikeli)

Pas një mungesë të gjatë si pasojë e lëndimit që kërkoi intervenim kirurgjik për t’u shëruar, Përparim Islami është kthyer te Feronikeli.

Mbrojtësi i krahut kishte dëmtuar ligamentin e përparmë kryqëzues të këmbës së djathtë në muajin qershor gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Ballkanit.

Ai u operua menjëherë me sukses dhe ka vazhduar periudhën e rehabilitimit jashtë fushe. Ndërsa tani klubi ka njoftuar se futbollisti i është bashkuar skuadrës, porse do të vazhdojë përgatitjen me një program të veçantë.

“Pas operimit nga ruptura ACL, ai i është bashkuar skuadrës së Duros, ku për dy javët e ardhshme do të ketë program të detajuar special”.

Lexo po ashtu Përparim Islami operohet me sukses

“Islami nën urdhrat e kryetrajnerit Klodian Duro do të stërvitet me grupin në fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin e Feronikelit. /Telegrafi/