Site icon Telegrafi

“Përpara Peles, futbolli ishte vetëm një sport”, Neymar i bën nderime emocionale legjendës braziliane

Neymari ka përmbledhur në mënyrë perfekte ndikimin që Pele pati në futboll, në nderimin e tij emocionues për ‘shokun’ e tij brazilian.

Pele fatkeqësisht ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare, në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë muajt e fundit.

Ish-ylli i Santos mbetet i vetmi lojtar që ka fituar Kupën e Botës në tre raste dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Lajmet nga Amerika e Jugut sigurisht që u pritën me homazhe nga e gjithë bota, veçanërisht nga yjet aktualë dhe të dikurshëm të futbollit.

Midis tyre ishte ylli aktual i Brazilit, Neymar, i cili së fundmi barazoi rekordin e Peles si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për vendin e tij në futbollin ndërkombëtar.

Ylli i PSG-së vesh fanellën me numrin 10 që u bë i famshëm nga ish-ylli i Santos dhe nderimi i tij vërtetoi se sa shumë do të thoshte Pele për numrin dhe vetë futbollin.

“Përpara Peles, 10-shi ishte vetëm një numër, e kam lexuar këtë frazë diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali, edhe pse e bukur, është e paplotë”, ka shkruar fillimisht 30-vjeçari në Instagram.

“Unë do të thosha, përpara Peles futbolli ishte vetëm një sport. Pele i ka ndryshuar të gjitha. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim”.

“Ai u dha zë të varfërve, zezakëve dhe veçanërisht: Ai i dha shikueshmëri Brazilit.

“Futbolli dhe Brazili e kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit!. Ai ka ikur, por magjia e tij mbetet. Pele është përgjithmonë!”, përfundoi shkrimin ylli brazilian.

Ashtu si Pele, Neymar gjithashtu filloi karrierën e tij me Santos dhe të dy fituan Copa Libertadores me skuadrën e Sao Paulos, megjithëse i pari e fitoi atë dy herë.

Ai shënoi një numër të jashtëzakonshëm golësh gjatë gjithë karrierës së tij, me disa statistika që pretendojnë se është deri në 1,281 gola, në 1,363 ndeshje.

Arsyeja pse është kontestuar ky rekord është për shkak të numrit të ‘miqësorëve’ ku ai luajti, gjatë një epoke në të cilën shumë skuadra udhëtuan në Amerikën e Jugut për të luajtur ndeshje jashtëzakonisht konkurruese. /Telegrafi/

Exit mobile version