Telegrafi

Përpara iu shfaq një dritë misterioze, shoferi insiston se nuk ishte nga ndonjë veturë (Video)

Andrew Hearn po voziste nëpër Maryland të Shteteve të Bashkuara, kur para tij u shfaq një dritë misterioze që pluskonte në ajër, ndërsa ai insiston se nuk ishte ndonjë veturë.

Shoferi 22-vjeçar, ka mbetur i mahnitur nga ndriçimi i fuqishëm, ndërsa ka postuar në internet pamjet që ia ka kapur kamera e instaluar në makinë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja i ka befasuar ndjekësit e aktiviteteve paranormale, të cilët po kërkojnë të shkojnë në hapësirën ku ndodhi ky fenomen.

“Isha krejtësisht i vetëm në rrugë, nuk kishte askush në anën tjetër. Kur e kalova, ktheva kokën të shikoja, nuk kishte as veturë e as ndonjë motoçikletë” ka thënë Hearn.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është parë disa herë me vëmendje, por ende nuk po dihet çfarë saktësisht ka ndodhur. /Telegrafi/