Site icon Telegrafi

Përpara inaugurimit, Joe Biden pranoi një mesazh nga Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II është një nga emrat e famshëm që ka kontaktuar Joe Biden, derisa ai po përgatitej për të marrë detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

94 vjeçarja ka dërguar një mesazh privat tek Biden përpara inaugurimit të së mërkurës, ka konfirmuar një zëdhënës i Pallatit Buckhingam për Bazaar.

I njëjti është shprehur se kjo do të qëndrojë mes familjes mbretërore dhe të presidentit të ri.

Joe Biden dhe Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Një marrëdhënie në një farë forme ka ekzistuar që moti midis Mbretëreshës dhe presidentëve të Amerikës sidomos gjatë dekadave të fundit, pasi ajo është takuar me secilin prej tyre, përveç Lyndon B. Johnson.

Bidens tashmë ka lidhje me familjen mbretërore pasi Jill Biden dhe nipi i Elizabetës, Princi Harry, kanë bashkëpunuar në një numër rastesh.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez merr vlerësime të larta për interpretimin e “This Land Is Your Land” në inaugurimin e Joe Biden

Ndërkohë, në inaugurimin e ditës së djeshme (e mërkurë) Joe Biden u betua si president i ShBA dhe Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë femër dhe me ngjyrë.

Foto: Getty Images

Momenti historik u kompletua edhe me performanca të ndryshme përfshirë këtu, interpretimin e himnit kombëtar nga Lady Gaga dhe disa projekte të tjera nga Jennifer Lopez si: “This Land Is Your Land” dhe “America The Beautiful”.

Joe Biden (78 vjeçar) është presidenti më i moshuar i Amerikës deri më tani. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version