Site icon Telegrafi

Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Amadeo Calliku 27 vjeç, banues në Shijak, është arrestuar në zonën e Kombinatit në Tiranë nga efektivë të Komisaritit numër gjashtë për shkak se dyshohet të ketë përndjekur një vajzë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, policia ka mbajtur nën vëzhgim 27 vjecarin dhe më pas e ka arrestuar.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë atij i janë gjetur një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

I riu është një emër i njohur për policinë për shkak të një sherri në qershor të këtij viti. Ai së bashku me dy vëllezërit e tij në atë kohë goditën me cekic dhe kërcënuan me një armë false, pronarin e një lokali në Shijak. Në atë kohë u arrestua Fabian Çalliku i cili ka dhunuar pronarin e lokalit. Ndërsa Amadeo dhe vëllai i tin Xheni Çalliku u vunë nën hetim.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Cross road”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.

Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cross road”, të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version