Telegrafi

Përndiqte të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 38-vjeçarin E.B., pasi është kallëzuar nga një 17 vjeçare se e kishte përndjekur.

E mitura ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Elbasanit në prani të prindërve të saj, ndërsa vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/