Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili përndiqte dhe kanoste një vajzë, pasi i kishte publikuar një video intime në rrjetet sociale.
Policia tha se në pranga përfundoi shtetasi V.G., banues në Fier dhe në Angli. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të marrë nga një 26-vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/