Site icon Telegrafi

Përmirësohet gjendja shëndetësore e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë

Foto: Arkiv

Gjendja shëndetësore e trevjeçarit i cili mori lëndime të rënda trupore një javë më parë si pasojë e rrëzimit të rrethojave të një objekti në Prishtinë është përmirësuar dukshëm.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Sipas tij, tre vjeçari është liruar nga aparatet e frymëmarrjes si dhe nga barnat të cilat e kanë mbajtur në gjumë.

Lexo po ashtu Gjendja e trevjeçarit që u zu nga rrethojat e objektit në Prishtinë është stabile, por me lëndime serioze

“Gjendja e përgjithshme e tij është përmirësuar dukshëm. Ai është pavarësuar nga aparatet e frymëmarrjes dhe nga barnat me të cilat ka qenë në gjumë”, tha Uka.

Ai po ashtu tregoi se tre vjeçari është transferuar në Klinikën e Pediatrisë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Fëmijën sot e kemi në një trajtim,  në Klinikën e  Pediatrisë. Tash vazhdon tretmanin e mëtutjeshëm në atë klinikë”, tha ndër të tjera drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka. /Telegrafi/

Exit mobile version