Site icon Telegrafi

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Gjon Karricës, BBVK njofton banorët se ai do të vazhdojë të qëndrojë në QKUK

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), këngëtari Gjon Karrica është dërguar me urgjencë në spital.

Banori i Big Brother VIP Kosova sipas informatave pësoi një sulm epileptik, ku më pas u transferuar nga produksioni në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me t’u dërguar atje, gjendja e tij është përmirësuar dhe ai është përmendur pas disa orësh.

Lexo po ashtu Nutricionistja Diola Dosti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Pica nuk tretet për shtatë vite në organizëm

Sipas burimeve, këngëtari pas përmendjes është transferuar në repartin intensiv.

Për gjendjen e tij, vëllai i madh i ka njoftuar edhe banorët përmes një zarfi të dërguar brenda në shtëpi.

“Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do vëllai i madh”, ka qenë njoftimi që iu është dërguar banorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version