Nga Turqia vijnë lajme të mira për gjendjen shëndetësore të legjendës së kombëtares turke, Rustu Recber, i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me coronavirus.
Sikurse kanë njoftuar shërbimet shëndetësore, që e kanë nën kujdes, 46-vjeçari ka nisur të përmirësohet dita-ditës, por sigurisht vazhdon të qëndrojë në izolim dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Pak ditë më pare, gjendje e tij ishte përkeqësuar, lajm të cilin e kishte shpërndarë për mediat vetë bashkëshortja e ish-portierit.
Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, ndërsa luajti edhe te Barcelona për një vit dhe pse kishte kontratë për tri vite.
Rustu luajti vetëm shtatë herë me fanellën e Barçës në sezonin 2003-04.
Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte 120 ndeshje me Turqinë. /Telegrafi/