Reperi i njohur, Cozman, ditë më parë njoftoi se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.
Ai u detyrua të shtrohej në spital për të marrë trajtim adekuat mjekësor, për përmirësimin e shëndetit.
Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, reperi ka bërë të ditur se gjendja e tij tashmë është përmirësuar.
Në përshkrimin e fotografisë, Cozman u zotua sërish se do të rikthehej shpejtë duke lënë të kuptohet se do të kemi projekte të reja nga ai.
Ndërkohë, komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumtë, duke u shprehur të lumtur që reperi po e merr veten. /Telegrafi/