Site icon Telegrafi

Përmes poezisë deri në ngritje të vetëdijes për fatkeqësitë natyrore

Lëvizja globale “100 mijë poetë për ndryshim“ – Maqedoni i ka ftuar të gjithë poetët të ndajnë poezitë e tyre me temë “Vërshimi”. Arsyeja për të cilën është hapur ky konkurs është moti i ligë i cili të shtunën e kaploi rajonin e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Poezia e angazhuar sociale si një vegël bashkëkohore është e rëndësisë së jashtëzakonshme për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të gjithë fatkeqësitë (jo) natyrore të cilët na ndodhin. Le të ndajmë vargje me të cilët do të ndihmohemi në mënyrë reciproke, me të cilët do të përkujtojmë se sa e rëndësishme dhe e paparashikueshme është jeta”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizjeje.

Iniciativa është nxitur nga shoqata për zhvillim të kulturës dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore “Kontekst – Strumicë”, në bashkëpunim  me “Scuola di poesia” – Delegacioni në Maqedoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 gusht, ndërsa poezitë e pranuara do të publikohen në përmbledhjen elektronike me titull “Vërshimi”.

Poezitë mund të dërgohen përmes rrjetit social Facebook ose në adresën elektronike poetizapromena@gmail.com./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version