Telegrafi

Përmes performancës ‘freestyle’, Nita Latifi dëshmon se mund të interpretojë për mrekulli edhe në hip-hop

Nita Latifi (Foto: Screenshot/YouTube/Nita Latifi Official/Instagram/NitaLatifii)

Nita Latifi është e njohur për kultivimin e zhanrit pop-rok dhe rok, mirëpo talenti i saj në muzikë është shumë më i gjerë.

Këngëtarja e ka dëshmuar këtë së fundmi përmes një interpretimi të drejtpërdrejtë ‘freestyle’ dhe ka rezultuar mjaft e pëlqyer.

Videoja, në të cilën ajo performon në hip-hop dhe gjithçka është bërë vetëm për argëtimin, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë pëlqime të shumta.

Në postimin e saj në Instagram, Nita i ka pyetur fansat e saj nëse dëshirojnë ta publikojë edhe një tjetër video të këtij, lloji ndërsa ka marrë shumë komplimente për interpretimin e saj.

Lexo po ashtu Lajmet për Nita Latifin

“Tequila” është projekti më i fundit muzikor që këngëtarja e ka lansuar me videoklip në fund të muajit nëntor.

Një këngë ritmike, të cilës vet Nita ia kishte bërë vijën melodike, në bashkëpunim me Art Lokajn. Këngëtarja e kishte shkruar edhe tekstin, ndërsa Florent Boshnjaku e ka bërë orkestrimin.

Balada “Vet” është një këngë e mëhershme që ajo e ka sjellë si pjesë e ‘labelit’ Authentic Entertainment. /Telegrafi/