Telegrafi

Përmes një videoje në Instagram, 2Ton paralajmëron këngën e re

(Foto: Instagram/2tonofficial)

Reperi 2Ton është në përgatitje të këngës së re, të cilën do ta sjellë për fansat e muzikës së tij.

Arton Avdyli ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se këtë javë do ta publikojë projektin e ri muzikor.

Ai e ka postuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet një femër teksa interpreton këngën e tij që dëgjohet në prapavijë dhe më pas shfaqet 2Ton.

Në bazë të njoftimit, kënga e prodhuar nga Nego do të lansohet ditën e premte.

Bashkëpunimi me Bllekin, “Angel”, i publikuar në muajin maj është ndër realizimet e fundit muzikore të reperit. /Telegrafi/