Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona fansa për muzikën e saj.
Ka disa ditë që ajo ndodhet në Evropë, për të marrë pjesë në spektaklet e ndryshme ku ka qenë e ftuar, përkatësisht në televizionet gjermane dhe ato britanike.
Destinacioni i saj më i fundit është Franca, vendi në të cilin ajo ka kaluar një natë në një prej hoteleve më të mira të kryeqytetit.
Bebe Rexha e cila është shumë e lidhur me fansat e saj në rrjetet sociale, ka publikuar një video shumë interesante së fundmi në Instagram.
Këngëtarja shqiptare shfaqej duke vallëzuar mbi një piano, teksa në të luante një djalë shumë pranë saj.
“Kjo isha unë, në orën 2 të mëngjesit në Paris. Nuk ka nevojë për fjalë”, ka shkruar Rexha në Instagram.
Ndërkohë, talentin në muzikë dhe vallëzim, artistja shqiptare e ka pasur që e vogël, kjo edhe për arsyen se ka ndjekur kurse të shumta arti në vegjëli. /Telegrafi/