Nën frymën patriotike të krijuar nga thirrjet e vazhdueshme të shqiptarëve, përfshirë ata të famshmit jashtë vendit, për njohjen e hartës së Kosovës nga Apple, shumë emra të njohur po e shfrytëzojnë ndikimin e tyre në rrjetet sociale për të treguar patriotizmin e tyre.
Bukuroshja Hana Noka, e cila prej vitesh jeton në Los Angeles të Kalifornisë, ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një video të gjatë 60 sekonda, duke treguar shkurtimisht historinë e shqiptarëve ndër breza.
E veshur me një bluzë të kuqe me simbolin e shqiponjës të stampuar në të dhe një plis në kokë gjithashtu me simbolin e shqiponjës dy krenare, Hana tregonte me krenari historinë e Shqipërisë dhe Kosovës deri në pavarësimin e tyre.
Në prapavijë me ekranin lëvizëz që shfaqte faktet historike, ajo filloi të shpjegojë se si shqiptarët janë ndër popujt më të hershëm të gadishullit ballkanik dhe një ndër figurat më të shquara ka qenë Mbretëresha Teutë.
E njëjta më pas bënte të ditur se si shqiptarët kanë qenë rezistentë ndaj pushtimit të otomanëve me krye heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.
Shpjegimin e saj të shkurtër të historisë në videon njëminutëshe, Hana e përfundoi duke treguar se si Kosova u shpall e pavarur që nga viti 1999 me përfundimin e luftës dhe zyrtarisht shpalli sovranitetin në vitin 2008, si shteti më i ri në Ballkan.
“Shqipëria dhe Kosova janë shtete plotësisht të pavarura që jetojnë në paqe në tokën e ilirëve”, shpjegon modelja, shkrimtarja dhe regjisorja shqiptare e cila po bën famë në arenën ndërkombëtare.
Videoja është pëlqyer në masë të madhe dhe shoqëruar me mijëra komente nga fansat shqiptar, të cilët e kanë përgëzuar për shpjegimin e saktë të historisë të bërë në vetëm në 60 sekonda. /Telegrafi/