Më 14 maj në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e reja lokale për kryetarët e ardhshëm të komunave.
Gara më ‘e nxehtë’ sigurisht i takon kryeqytetit, për qeverisjen e të cilit do të garojnë plot gjashtë kandidatë.
Një prej tyre është kryetari aktual, Erion Veliaj, i cili do të rikandidojë në zgjedhjen e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës ehde për katër vite të tjera.
Mbështetjen e tij në këtë rrugëtim ia ka dhënë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo përmes një video-mesazhi që Veliaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, i ka dëshiruar shumë fat kryetarit aktual, duke i uruar sukses në sfidat e reja që ka përball vetes.
“Përshëndetje Erion, është Rita Ora këtu. Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund dhe paç fat në të ardhmen”, thotë Rita Ora në video-mesazhin dërguar Erionit.
Rita përndryshe organizoi një koncert madhështor në Tiranë vitin e kaluar më datë 6 shtator, në sheshin “Nënë Tereza”.
Ajo ka performuar edhe më parë në Tiranë, në koncertin madhështor të vitit 2012, të organizuar në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/