Kanë mbetur edhe disa ditë deri te fillimi i Kampionatit Botëror. Tashmë skuadrat kombëtare kanë filluar të zbarkojnë në shtetin rus, ku do të mbahet turneu për 30 ditë.
E në lidhje me këtë ngjarje madhore duket se po vjen edhe një emision special në RTV Dukagjini. Në fakt, kështu na lënë të kuptojmë aktorja Arta Nitaj përmes rrjeteve sociale.
Bukuroshja ka publikuar një video teksa shfaqet seksi duke mbajtur një top. Se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shohim në ditët në vijim. Mbishkrimi është i thjeshtë: “Së shpejti në Dukagjini”.
Ndryshe, Kampionati Botëror do të fillojë më 14 qershor (e enjte), ku në ndeshjen hapëse do të takohen Rusia dhe Arabia Saudite.
Modelja e bukur u bë e njohur për publikun e gjerë, falë rolit të Xhesikës në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”.
Ajo ka zbukuruar edhe disa videoklipe të këngëtarëve shqiptarë duke vënë në pah bukurinë saj.
Arta shpesh ka qenë pjesë e faqeve rozë duke u spekuluar për lidhje të ndryshme me personazhe të njohura. /Telegrafi/