Telegrafi

Përmes një prezantimi me PowerPoint, gruaja informon prindërit për jetën e saj të fshehtë si ‘striptiste’

Një grua ka informuar në mënyrë qesharake prindërit e saj për karrierën e saj të fshehtë të ‘striptizmit’; duke bërë një prezantim në PowerPoint.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një video të xhiruar nga motra e saj, përdoruesja e TikTok @lex1898, iu kërkon prindërve të saj të ulen para televizorit, ku ajo do të shpjegojë punën e saj.

“Para se të filloni të shqetësoheni ose të emocionoheni, ky sekret i përket jetës time, nuk ndikon te dikush tjetër”, thotë ajo, derisa paraqet faqet në PowerPoint.

“Doja të ndaja këtë, pasi dëshiroj që personat të cilët unë i dua dhe që i besoj më së shumti, të dinë se çfarë po ndodhë në jetën time, dhe mund të jenë pjesë e udhëtimit tim”, ka thënë ajo.

“Çfarë përmban sekreti: Unë jam e talentuar, jam e fuqishme”, shpjegon përdoruesja e TikTok, para se të dalë tek informacioni kryesor.

“Çfarë nuk përmban sekreti: Nuk jam shtatzënë, ose në rrezik”, sqaron më tej.

Pas disa çasteve ajo më në fund ndanë sekretin te prindërit e saj që është një striptiste dhe se e adhuron atë që bën. /Telegrafi/