Një grua ka folur për mënyrën se si zbuloi që burri i saj e kishte tradhtuar atë si dhe kishte një familje të dytë.
Përdoruesja e aplikacionit TikTok @mamatoria28 iu kërkoi përdoruesve të tregonin se si e zbuluan se po i tradhtonte ish-bashkëshorti dhe një grua ndau historinë e saj.
Nëna e katër fëmijëve e cila, pretendoi se ajo zbuloi “të vërtetën” për burrin e saj kur pa një njoftim në gazetë për një lindje derisa emri i tij ishte shënuar si babai i foshnjës.
Në një video që është parë më shumë se 220 mijë herë, ajo tha: “Unë kam një histori të shkëlqyeshme”, para se të vazhdonte për të shpjeguar se si përfundoi martesa e saj prej gati 10 vjetësh.
@aaddison01##stitch with @mamatoria28 ##cheatinghusband ##cheaters ##divorce
Ajo tha se derisa ishte në zyrën e saj, ajo dalloi diçka të dyshimtë në një gazetë që po lexonte.
“Në atë kohë, në gazetë ata publikonin njoftimet për lindje – emrat e prindërve, gjininë e foshnjës, datën me të cilën është lindur, dhe në çfarë spitali”, tha ajo.
“Kështu unë pashë emrin e bashkëshortit tim dhe emrin e një gruaje tjetër”, u shpreh gruaja.
Duke e ditur këtë, ajo vendosi të hulumtojë te faqja e spitalit derisa llogaria publikoi fotografi të foshnjave të reja,
Ajo tregon se përveç kësaj ata e kishin edhe një vajzë tjetër. /Telegrafi/