Site icon Telegrafi

Përmes një mesazhi në WhatsApp – si i kërkoi e dashura e Fede Valverdes, Casemiros që të mos transferohej te Unitedi

E dashura e Fede Valverde, Mina Bonino, i kërkoi Casemiros të refuzojë transferimit te Manchester United dhe të qëndrojë në Real Madrid në një mesazh në WhatsApp.

Mesfushori brazilian, i cili ngriti pesë trofe të Ligës së Kampionëve gjatë një periudhe nëntëvjeçare në Madrid, do të bashkohet me skuadrën e Erik ten Hag pasi Reds arritën një marrëveshje në parim për transferimin e tij.

Casemiro do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me United me vlerë mbi 400 mijë euro në javë, sipas The Sun, i cili sugjeron se ai do të bëhet lojtari i tretë më i paguar në Old Trafford.

Lexo po ashtu Casemiro do të jetë lojtari i tretë më i paguar te Unitedi – dalin detajet e kontratës së brazilianit

30-vjeçari tashmë ka shkruar një mesazh lamtumire për Los Blancos dhe mbështetësit e tyre në Instagram. “Kam jetuar historinë më të mrekullueshme”, ka shkruar ai. “Shpresoj të kthehem një ditë. Ajo do të jetë gjithmonë shtëpia ime”.

Dhe të premten mbrëma, dyshja e mesfushës Luka Modric dhe Toni Kroos i shkruan letra lamtumire emocionale brazilianit teksa ai përgatitet të nisë një sfidë të re.

Ndërkohë, e dashura e Fede Valverdes kishte një qëndrim tjetër ndaj largimit të tij.

Lexo po ashtu Ferdinand thotë se Unitedi ka stërpaguar për Casemiron

Në atë që është qartësisht një gjest më shumë shoqëror, Mina Bonino i bëri një lutje të dëshpëruar Casemiros me një mesazh të paturpshëm në WhatsApp.

Ajo shkroi: “Gil de mierda! No te vayas”, që përkthehet në “B**h d***i! Mos u largo” . /Telegrafi/

https://twitter.com/Minabonino/status/1560711857375256576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1560711857375256576%7Ctwgr%5E1d3e920347cd2ddb92d07a1e1b5d43a439c9967f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fcasemiro-manchester-united-real-madrid-transfers-20220820

Exit mobile version