Telegrafi

Përmes një imazhi ku shfaq figurën muskulore, Ardian Bujupi paralajmëron projektin e ri

Ardian Bujupi (Foto: Instagram/ardianbujupi)

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, për një kohë të gjatë po qëndron në top listat e më të dëgjuarve nga estrada shqiptare.

Kjo vjen pasi ai shfaqet unik në interpretimin e këngëve, e po ashtu edhe në paraqitjet e tij skenike.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, përmes imazhit ku shfaq figurën muskulore, ai ka paralajmëruar këngën e re.

“Është kohë për këngën e re”, ka shkruar ai në përshkrim.

Lexo po ashtu U aludua se është në lidhje me Sabrine Khan, Ardian Bujupi tregon të vërtetën

Përpos kësaj, në të njëjtin postim ka pasur edhe fotografi të tjera, ku ai shihet që është duke festuar me shampanjë.

Kujtojmë se ditë më parë ai solli në treg këngën “Panorama”, në bashkëpunim me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. /Telegrafi/