Telegrafi

Përmes lojës me shpagetë, Kaderi dhe Lumbardhi s’i ndalin puthjet

Vëmendja e tëra është te Lumi dhe te Kaderi, qëkur dyshja ndan puthjet e parë para disa ditësh.

Afrimiteti i tyre është komentuar mjaft shumë, edhe për shkak të Lumit, i cili para Kaderit, kishte flirtuar edhe me vajzat e tjera të shtëpisë.

Teksa çifti qëndronin pranë njëri-tjetrit, në prani edhe të disa banorëve të tjerë, Buci vjen me një ide për këta të dy.

Foto: Screenshot/YouTube

Buci shtyn Kaderin dhe Lumin të hanë një fije shpagete të vetme, të dy në të njëjtën kohë.

Lumi dhe Kaderi fillojnë lojën duke e ngrënë shpagetën, dyshja nuk ndalon së puthuri, duke bërë të gjithë banorët të bërtasin dhe të duartrokasin. /Telegrafi/