Shakira e pranon se është lënduar nga lidhja e ish-it të saj, Gerard Pique me Clara Chian.
Në bashkëpunimin e saj “TGQ” me Karol G, të publikuar të premten, artistja prek sërish marrëdhënien e krijuar të ish-futbollistit me Martin.
Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” vazhdon duke pohuar se Pique dëshiron të rikthehen sërish bashkë, gjë që do të ishte një idiote për ta bërë një gjë të tillë, duke treguar më tej në tekst se jeta e saj tani po bëhet edhe më e mirë.
Shakira gjithashtu akuzon Gerardin se i ka pëlqyer një fotografi të saj.
Ajo goditi dyshen e famshme edhe në këngën paraprake që e solli me Bizarrap, në fillim të janarit.
Ata u ndanë në qershor të vitit 2022 pas 12 vitesh së bashku. Ish-çifti ndajnë bashkë dy fëmijë: Milan dhe Sasha.
Pas ndarjes së tyre, pati edhe disa detaje të tjera interesante përmes të cilave u tha se Pique dhe Chia kanë qenë bashkë, edhe kur ish-futbollisti ishte me Shakiran.
Në disa pamje që u zbuluan nga tabloidet ndërkombëtare, u pa se Clara ka qenë në shtëpinë e tyre edhe më parë.
Ish-lojtari i Barcelonas dhe Marti zyrtarizuan lidhjen me fotografi në Instagram në janar të këtij viti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lPrfgBiM_60