Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo publikon shpesh imazhe të ndryshme nga jeta e saj, ndërsa arrin gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve.
Morena njihet për jetën e saj luksoze që bën, ndërsa shquhet si një prej personave më të pasur në estradë.
Së fundmi, ajo ka shkuar me pushime në qytetin antik Capadocia të Turqisë, ndërsa ka shijuar aventurat me balona që janë një traditë e këtij vendi.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft me stil teksa shijon shëtitjet me deve.
E veshur bukur dhe me stil si gjithnjë, ajo shkëlqeu edhe kësaj radhe në promovimin e linjës së re të palltove të kreatores Blerina Kllokoqi-Rugova.
Pëlqimet dhe komentet janë gjithnjë të shumta për modelen shqiptare shumë të pëlqyer nga fansat. /Telegrafi/