Telegrafi

Përmes imazheve provokuese, Enca zbulon se kënga e saj e re publikohet të premten

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca prej disa ditësh ka njoftuar fansat e saj se po ritkhehet në muzikë pas një pauze të gjatë.

Në disa postime në rrjetet sociale, ajo dha detaje duke zbuluar se kënga mban titullin “Albanian” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin, Muharrem Ahmeti.

Enca ndau disa foto të reja provokuese, ku shihet e veshur me një fustan me dekolte të hapur.

Foto: Enca/Instagram

Në mbishkrimin e postimit, ajo tha se këngë më e re nga ajo pritet të publikohet të premten, më 18 gusht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

“Albanian” – Të premten, në të gjitha platformat”, ka shkruar Enca.

Kujtojmë që projekti i fundit i Encës është ai solo “Suavele” që e lansoi në korrik të vitit 2021. /Telegrafi/