Site icon Telegrafi

Përmes grimit me tri hapa të thjesht ju mund ta zhdukni menjëherë mjekrën tuaj të dyfishtë

Me sa duket, njerëzit mund të heqin qafe mjekrën e tyre të dyfishtë pa kaluar nën thikë.

Gjithçka që duhet është një grim i vendosur në mënyrë strategjike dhe një eksperte bukurie zbuloi saktësisht se si të arrihet iluzioni.

Nikkie de Jager, e njohur si NikkieTutorials, e provoi trukun pasi pa një njohës tjetër bukurie që ilustron se si është bërë.

“Më mirë besoni se unë e kam konturuar atë mjekër të dyfishtë, por kjo është një teknikë e re për mua”, tha ajo në krye të videos së saj.

Lexo po ashtu “Mbretëresha e mashtrimit” e bën veten të duket disa dekada më e re me anë të grimit, njerëzit nuk mund ta besojnë se është i njëjti person

De Jager e filloi pamjen e saj duke marrë një shkop konturimi që ishte disa nuanca më i errët se toni i lëkurës së saj dhe duke bërë një vijë direkt nën nofullën e saj. Më pas ajo vizatoi një vijë paralele pak mbi të në fytyrën e saj.

@nikkietutorials

my three chins have been waiting for this! #foryou #fyp #transformation #HelloHBOMaxChallenge

♬ original sound – nikkietutorials

“Kjo është e re për mua. Unë kurrë nuk konturoj lart”, vuri në dukje De Jager, duke treguar vijën e sipërme të konturit. Më pas, ajo vazhdoi me një sfungjer bukurie dhe rregulloi vijat.

De Jagger u impresionua menjëherë me rezultatet, ndërsa “Oh! Nofulla po duket e mrekullueshme!”. “Unë mund të ha më shumë hamburgerë tani”, tha ajo me shaka. /Telegrafi/

Exit mobile version