Telegrafi

Përmes fotografive: ‘Momentet e bekuara’ nga dasma e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë së tyre.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sonte (e premte) në një ceremoni me shumë të ftuar, në Pallatin Mbretëror në Tiranë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur Xhensila dhe Besi thonë 'Dua', çifti tashmë zyrtarisht të martuar (Video)

Ata dhanë betimin e tyre se nuk do ndahen për asnjë moment nga njëri-tjetri, do jenë pranë në të gjitha sfidat e jetës, në të mirë e në të keq.

Xhensila mori vëmendjen e gjithë të pranishmëve, teksa u shfaq plot shkëlqim në vellon e bardhë, të punuar bukur dhe me detaje enkas për të.

Jo më pak vezullues dukej edhe dhëndri i mbrëmjes, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, nuk i la anash batutat.

Lexo po ashtu Batutat gjatë betimit dhe fjalimi emocionues i Xhensilës para Besit në altar (Foto/Video)

Shumë personazhe VIP ishin pjesë e ceremonisë martesore të çiftit, ndër ta emra të njohur të skenës si: Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Greta dhe Eni Koçi, Lori Hoxha, Samanta Karavella, Capital T, Sinan Hoxha, Rezarta Shkurta etj.

Për muzikën gjatë kësaj mbrëmje, është kujdesur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Momentet më të lumtura të kësaj nate, Xhensila nuk ka hezituar t’i ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale përmes fotografive, të publikuara në një album që ajo e quan “Momentet e Bekuara”. /Telegrafi/