Mbrëmë në disa vende në Shkup janë vendosur fotografi të ndryshme të personave të njohur historik të Maqedonisë të së kaluarës, të maskuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është një mënyrë e përzgjedhur nga aktivistët ekologjik të cilët këkrojnë vëmendje dhe angazhim konkret ndaj ndotjes së ajrit.
Në fotografitë e vendosura shkruhet ”Këta njerëz janë mes nesh…Secili nga këta është shembull për ndjenjën që e kemi çdo ditë kur i hapim sytë. Nëse Goce Dellçev e kuptonte botën si fushë të garës kulturorel, si do të ishte qëndrimi i tij sot? Ose, edhe ai me shpirtin e tij revolucionar do ta luftonte këtë dogmë të vetëvrasjes kolektive? Të gjithë duam dhe patjetër të marrim frymë! E për këtë na duhet ajr! Ngritim zërin kundër smogut!”./Telegrafi/