Shefi rus i agjencisë së hapësirës “Roskosmos”, ka bërë një reagim, të cilin mediat botërore e kanë vlerësuar si një kërcënim, pas anulimit të vizitës së kryediplomatit rus, Sergei Lavrov në Serbi.
Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, Dmitry Rogozin bëri paralajmërimin rrëqethës pasi ministrit të Jashtëm të Putinit, Sergei Lavrov, u bllokua të udhëtonte në Serbi për një udhëtim dy-ditor.
Rogozin bëri kërcënimin e tij pasi Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për të ndaluar udhëtimin e tij.
Вот чем хорош "Сармат"? Он у трусливых болгар, злопамятных румын и предавших нашу общую историю черногорцев согласие на пролёт спрашивать не будет. Равно как и у прочих шведов.
— ROGOZIN (@Rogozin) June 5, 2022
“A e dini se për çfarë është e mirë ‘Sarmat’?”, ka shkruar fillimisht ai, duke iu referuar raketës së fuqishme balistike të Rusisë.
“Ajo nuk do të kërkojë pëlqimin për të fluturuar nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët…”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai paralajmëroi se e njëjta gjë do të vlejë edhe për Suedinë, e cila është vendosur të bashkohet me NATO-n. /Telegrafi/