Site icon Telegrafi

Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, momenti kur dy të moshuar u shpëtuan me helikopter nga çatia e tyre

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar dy të moshuar me helikopter nga çatia e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Emilia-Romagna, përcjell Telegrafi.

Siç është raportuar, nëntë persona kanë gjetur vdekjen dhe disa janë zhdukur pasi 14 lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur 23 qytete.

Lexo po ashtu Videoja dramatike nga Italia që po bën xhiron e botës, nëna me foshnjën qëndron në ujë – qytetarët notojnë dhe luftojnë për ta shpëtuar

Zëvendëspresidentja e Emilia Romagna, Irene Priolo, u kishte thënë gazetarëve se shirat po pakësoheshin, por nivelet e lumenjve ishin ende në rritje.

Rajoni, i cili ka vuajtur një thatësirë të zgjatur, është nën alarmin e kuq – paralajmërimi i nivelit më të lartë ose gjendja e jashtëzakonshme për ngjarjet e motit të rrezikshëm për jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version