Kreu i opozitës shqiptare PD në Shqipëri, Lulzim Basha ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përmes postimit në Facebook Basha u kërkon bashkive të drejtuara nga PD që të ofrojnë një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti, më tej ai i kërkon edhe kryeministrit Rama që të bëjë të njëjtën gjë.
Postimi i Lulzim Bashës në Facebook.
‘Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.
Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta.
Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën’. /Telegrafi/